“Makinë goli”, vjen oferta e gjigantit turk për Souenë

Ali Soue po ecën në gjurmët e Ekubanit, i cili nga Partizani përfundoi te Lidsi, falë golave të shënuar në Shqipëri.

Ashtu si Ekuban, edhe Soue është i huazuar në Shqipëri, ndaj Skënderbeu nuk përfiton gjë nga shitja e tij, por në aspektin e imazhit është një goditje e madhe nëse Soue përfundon te Trabzonspori.

Në mediat turke po qarkullon lajmi se Trabzonspori ka gati 200 mijë euro për sulmuesin në pronësi të Kievos, që gjithsesi nuk ka shans të pranojë një ofertë kaq të ulët.

Për Souenë do ishte gati një kontratë me 150-200 mijë euro në sezon, por Kievo kërkon të paktën gjysmë milioni euro, aq sa përfitoi për Ekuban para një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *