Mahrez nuk e tremb, Sane mirëpret rivalin

Anësori ofensiv i Mançester Sitit, Leroi Sane, komenton afrimin e algjerianit Mahrez. Në një prononcim për “Daily Mirror”, lojtari i kombëtares gjermane ndihet mirë dhe mirëpret ish-lojtarin e Leiçesterit. Konkurenca nuk është aspak problem dhe Sane mezi pret të nisë sezoni i ri.

“Jam i lumtur për afrimin e Mahrez dhe më pëlqen konkurenca në ekip. E kam takuar dhe mund të them që është një njeri i mirë. Jam ndjerë mirë edhe në fushë me të”, përfundon 22-vjeçari i ekipit të Guardiolës.

Anësori gjerman, edhe pse vjet doli kampion me Sitin, si dhe spikati me anglezët, nuk arriti ta bindte Joakim Lëv që ta përfshinte në listën e 23 lojtarëve që morën pjesë në Botërorin e Rusisë. Kjo u pasua me shumë zhgënjim nga lojtari, ndërkohë që edhe tifozët nuk e pritën mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *