Maho: Rëndësi ka fitorja, e menaxhuam mirë ndeshjen

0

Vora mposhti Burrelin falë një penalltie dhe tanimë ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, dy më pak se Shënkolli i vendit të parafundit. Javën e ardhshme këto dy ekipe zhvillojnë një finale mes tyre. Në fundin e ndeshjes me matjanët, trajneri Rezart Maho u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj gjyqtarit Muska.

Pesë minutat e fundit i drejtoi nga shkallët e tribunës, ndërkohë që për SportEkspres.com ai flet për ndeshjen e fituar me Burrelin. “Për Vorën kjo është një fitore shprese, jo vetëm se matematika na mban ende në ethet e mbijetesës”, thotë fillimisht Maho.

Më tej ai shton: “Ishim përgatitur që këtë sfidë ta fitonim dhe ia arritëm qëllimit. Fitorja është meritë e gjithë skuadrës. Burreli na vuri disa herë në vështirësi, por e menaxhuam mirë lojën në tërësi, si dhe rezultatin pjesën e dytë. Dalja ime me karton të kuq nuk duhet të ndodhte, por gjithsesi rëndësi ka fitorja”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.