Mahnit Finlanda, “dajak” Greqisë dhe ngjitje në Ligën B!

Finlanda është surpriza e madhe e Nations League në Ligën C, sepse skuadra nordike ka bërë diçka spektakolare, duke fituar grupin e vet pa qenë nevoja t’i luajë dy ndeshjet e fundit.

Sot Finlanda mundi 2-0 Greqinë me një paraqitje mbresëlënse, ashtu si në tre ndeshjet e mëparshme, sepse ka 12 pikë dhe asnjë gol të pësuar.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe Greqia kishte detyrimin minimal të mos mundej në Tampere, ndërkohë që në Finlandë nuk ka fituar kurrë.

Ndonëse favorite në letër, skuadra helene u dërrmua nga goli i Soirit sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Kamara në minutën e 89-të bëri të shpërthente festa në Finlandë, aty ku tashmë ëndërrojnë një vend në Europianin 2020, edhe pse ka ende shumë rrugë përpara.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *