Magjitë e Balotelit nuk mjaftojnë, plas sherri te Marseja

Olimpiku i Marsejës bëri një tjetër gafë mbrëmë, siç e ka bërë zakon këtë sezon.

Në avantazhin e 2 golave kundër Anzher, me dy gola të Mario Balotelit, skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia arriti të pësonte dy gola, duke dhuruar dy penallti dhe duke hedhur poshtë 2 pikë të çmuara.

Një situatë absurde, sepse në vitin 2019 Mario Baloteli ka qenë një super blerje, duke shënuar në çdo ndeshje, por Marseja shpërdoron kgithcka me gafa komike në mbrojtje, reparti nën akuzë nga të gjithë.

Kjo ka bërë që tensioni në klub të jetë i madh dhe L’Equipe raporton se pas ndeshjes së djeshme në dhomat e zhveshjes ka pasur debate të egra. Aty shkuan edhe drejtuesit më të lartë të klubit dhe ndonëse dyert ishin të mbyllura, dëgjoheshin qartë britmat, aq sa dukej se po tundeshin muret e stadiumit.

Në këtë moment Marseja është në vendin e katërt, 9 pikë pas Lilës dhe 8 pas Lionit, ndaj kualifikimi për në Champions League është një utopi tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *