“Magjistari” Tare, Lacios i trefishohet vlera

1

Në Itali pak nga pak po binden se Igli Tare është i zoti, shumë i zoti, si drejtor sportiv.

Ditët e fundit është folur shumë për transferimin nga Sevilja te Roma të drejtorit sportiv të famshëm Monçi, i cili ka zbuluar dhe shitur me shifra të frikshme shumë lojtarë, duke pasuruar Seviljen.

Po Tare? Nuk mbetet pas dhe shifrat janë impresionuese, duke iu referuar Corriere dello Sport.

Skuadra laciale është ndërtuar me rreth 88 milionë euro, tani vlen rreth 236 milionë.

Çiro Imobile – u ble 9 milionë euro, tani vlen 30 milionë.

Keita – kushtoi 400.000 euro, vlen 25 milionë.

Sergej Milinkoviç-Saviç – kushtoi 5.9 milionë, vlen 30 milionë.

Felipe Anderson – kushtoi 7.5, vlen 25

Lukas Bilia – kushtoi 8, vlen 15

Stefan de Vraj – kushtoi 7, vlen 30

Uesli Hut – u mor falas, kushton 10 milionë.

Thomas Strakosha – u mor falas, kushton 5 milionë

Marko Parolo – kushtoi 5.5, vlen 10 milionë

Senad Luliç – kushtoi 3, vlen 7

Xhordan Lukaku – kushtoi 4 milionë, vlen 5

Uollas – kushtoi 8, vlen 10

Bastos – kushtoi 5, vlen 6.5 milionë euro.

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. PO BERISHEN QE E MORRI FALAS DHE TANI KUSHTON 6 MILION SI PORTIER … DHE IGLI DUHET TA SHESI NE MARRSEILLE… SE SKANE PORTIER TE MIRE DHE KANE DOLLARE … DHE BERISHA TE VIJE NE FRANCE …SE ESHTE NJE NGA PORTIERET ME TE MIRE NE EUROPE …. DHE MERIOTN ME SHUME SE ….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here