Magjia e “Vicente Calderon” në natën e saj të fundit!

0

Një koreografi e jashtëzakonshme ka qenë ajo e mbrëmshmja në “Vicente Calderon”, nga ana e tifozëve të Atletikos së Madridit. Kështu, përpara startit të ndeshjes, tifozët e “Colchoneros” kanë shpalosur një banderolë gjigante, në anën kryesore të stadiumit, kur lojtarët janë vendosur në qendër të mesfushës gjatë himnit, në të cilën shkruhej, “krenarë që nuk jemi si ju”, si një dhuratë e veçantë drejtuar madrilenëve.

Sakaq, kjo ishte ndeshja e fundit në Champions për “Vicente Calderon”, duke qenë se stadiumi i ri është thuajse gati dhe Atletiko, duke nisur nga sezoni tjetër, do të luajë aty. Madje, në fund të ndeshjes, teksa Reali festonte kualifikimin te tifozët e tij, asnjë nga tifozët e Atletikos nuk ishte larguar, por thërrisnin emrin e Atletikos me krenari, në shtëpinë e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë se ajo koreografi nuk ishte thjesht një kundërpërgjigje, por një mesazh zemre…

https://www.youtube.com/watch?v=lbOdkuP0l7o

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.