“Magjia” e Hazard dhe makthi i 2014-ës, Klop gati për finalen me Çelsin

Liverpuli pret nesër në “Anfield” Çelsin. “The Reds” u duhet medoemos fitorja për të qëndruar në luftën për titullin kampion që u mungon prej më shumë se dy dekadash.

Në daljen për shtyp për takimin e nesërm, trajneri Jyrgen Klop u pyet në lidhje me humbjen e pësuar në vitin 2014, kur në drejtim të Çelsit ishte Zhoze Murinjo, ndeshja kjo që i dha fund garës për titull në atë sezon.

HUMBJA E 2014-ës – “Nuk është e rëndësishme që të bisedojmë për të shkuarën. Ka kaluar shumë kohë, gjithçka ka ndryshuar. Kemi plot arsye për të qenë optimist para kësaj sfide. Djemtë kanë bërë shumë deri tani. Jemi ende në luftë për titullin dhe kjo është një gjë brilante”.

HAZARD – “Më duhet të hedh në fushë 13 lojtarë kësaj radhe, dhe dy prej tyre do të merren vetëm me Hazardin. Duhet të mos ta lëmë të shkëlqejë. Na duhet të lexojmë lojën, pasimet etj. Në situata një kundër një, nuk mund ta mbrosh atë. Në ditën e tij ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë. Ka pasur një karrierë brilante deri më tani dhe s’ka mbaruar ende. Më pëlqen kënaqësia që ka në lojë, shpejtësia forca”, tha Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *