Magji në Frankfurt dhe Benfika eliminohet, gola për të tërë në Londër

0

Frankfurti ka eliminuar bujshëm Benfikën, duke marrë një fitore të madhe 2-0 dhe duke u kualifikuar falë golave të shënuar në fushë kundërshtare, në humbjen 4-2 në Lisbonë.

Këtë radhë spektakli ishte i tëri gjerman, sepse falë një mbështetjeje spektakolare në stadium Frankfurti shënoi me Kostiç në minutën e 37-të dhe dyfishoi me Rode në të 67-tën. Të kota përpjekjet e Benfikës dhe talentit Zhoao Feliks, këtë radhë i bllokuar në mënyrë perfekte nga gjermanët.

 

GOLEADË DHE ZEMËR ÇEKE NË LONDËR
Fitorja 1-0 në Pragë i jepte qetësi Çelsit, që gjithsesi kundër Slavias ka vuajtur pak më shumë nga sa priste. Përfundoi 4-3 për anglezët, që u duk se mbyllën gjithçka në pjesën e parë, kur shkuar 3-0 dhe më pas 4-1, në vetëm 37 minuta. Një spektakël i dyshes Pedro-Zhiru, sepse spanjolli shënoi 2 gola me asiste të francezit dhe Zhiru shënoi me asist nga Pedro, i cili ishte vendimtar edhe në një autogol të Slavias në minutën e 10-të.

Megjithatë, edhe Slavia kishte dyshen e vet perfekte, sepse Sevçik shënoi 2 gola me asiste nga Souçek dhe në një rast ia ktheu borxhin. Në minutën e 55-të 4-3, me 2 gola të shpejtë çekë, dhe ndeshja u rindez, por gola nuk pati më.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.