Magji e Lesterit dhe super Shmajkël, kalon edhe Juventusi

0

Nga rreziku i rënies nga Premier Liga, te suksesi në Ligën e Kampioneve: në pak javë Lester Siti ka ndryshuar sezonin, pas lagrimit të Ranierit.

Me siguri tifozët do të kujtojnë ende me keqardhje trajnerin italian dhe të gjithë bien dakord që transformimi i skuadrës pas largimit të italianit ishte vërtet i çuditshëm, por tashmë nuk ka më kohë njeri të shohë pas, sepse ky është futbolli, kjo është jeta moderne.

Pas dy fitoresh rresht në kampionat, Lesteri ka thyer 2-0 Seviljen dhe ka siguruar kualifikimin, mes drithërimash e emocionesh pa fund.

Kapiteni Ues Morgan shënoi në minutën e 27-të, Mark Ollbrajton dyfishoi në të 55-tën, portieri Kasper Shmajkël bëri heroin, duke i pritur francezit N’Zonzi penalltinë që do ta çonte ndeshjen në shtesë dhe do të thyente moralisht Lesterin, pak minuta para fundit.

Është pikërisht Shmajkël, djali i të madhit Peter, simboli i këtij Lesteri, që triumfon në Champions, kundër çdo parashikimi.

Nuk ka pasur ndonjë surprizë e ndonjë emocion të rrallë në Itali, ku Juventusi ka kaluar pa sforcim turin, duke mundur sërish Porton 1-0. Gjithçka ishte zgjidhur që në vajtje, por për të bërë misionin edhe më të pamundur, Dibala shënoi nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë, kur Porto mbeti me 10 lojtarë për një prekje me dorë të topit pranë vijës fatale nga Pereira.

Aty e tutje ishte si një stërvitje, me të dyja palët që në fakt patën shumë raste të pastra, por gola nuk dolën më në dritë.

Champions League, Juventus-Porto 1-0: basta il rigore di Dybala

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here