Magani: Ky është futbolli, në Ballsh me një objektiv!

0

Bylisi dhe Besa, dy skuadra që deri disa javë më parë ishin rrotë më rrotë për vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Parë, përballen mes tyre në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Gara ka përfunduar dhe skuadra e drejtuar nga Veljko Dovedan sezonin e ardhshëm do të garojë në Superiore.

Para kësaj ndeshjes është trajneri Gugash Magani ai që flet:  “Ishim rivalë me Bylisin, ndërsa tani jemi jashtë objektivave. Do shkojmë në Ballsh që të respektojmë kampionatin, pa asnjë motiv e synim të veçantë. Ky është futbolli dhe Besa do ta mbyllë me seriozitet këtë sezon”.

Për të ardhmen e tij në krye të Besës, Magani për SportEkspres.com deklaron: “Presim ta mbyllim këtë  kampionat  dhe më pas do kemi kohë që të flasim më shumë për aktualitetin e për vazhdimësinë te Besa”. Peqinasi mori drejtimin e Besës në janar dhe objektivi ishte ngjitja në Superiore.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.