Magani kritikon skuadrën: Duhet ta mbyllnim!

Pas fitores, Gugash Magani, trajneri I Teutws, ka folur pwr “Gol pas Goli”: “Sa ju kënaq fitorja e arritur? “Fillimi i mbarë është shumë i rëndësishëm. Kam qenë i shqetësuar gjatë javës me përgatitjet dhe disa lojtarë ende s’jnaë gati, por më duhet të pranoj që pjesa e parë ishte e dobët. Nuk ishim të qetë në finalizim, por edhe në rastet e krijuara. Edhe pse luajtëm 60 minuta me një futbollist më shumë, duhet të kishim bërë më mirë. Nuk duhet të vuanim ashtu në fund. Djemtë i përgëzova dhe i thashë kemi shumë punë për të bërë. Jemi të rinj, kanë ikur 10-11 dhe kanë ardhur 17 të tjerë. Duhet koha e nevojshme. Gjithësesi, kam kritika për skuadrën, sepse e përsëris duhet ta kishim zgjidhur më shpejt. Pjesa e finalizimit nuk më pëlqeu, sepse në momentet finale duhet të kishim qenë më të saktë. Edhe në goditjet standarte nuk ishim aq agresivë sa duhej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *