Magani: Kaq ishin mundësitë tona

0

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, është dukur shumë i zhgënjyer pas eliminimit nga kupa, si pasojë e humbjes shtëpiake ndaj Skënderbeut, ashtu si në vajtje.

Në mikrofonin e Supersportit, trajneri peqinas deklaroi: “Shpresonim te kualifikimi, humbja në Korçë nuk ishte e tillë që nuk na jepte shpresë. Megjithatë, bëmë gabime, aksioni i kundërshtarit duhej ndalur që në mesfushë. Më pas bëmë ndërrime, por skuadra nuk pati besim se mund të shënonte. Nuk po diskutoj fundin e takimit, ku mund të shënonim disa gola. Gjithsesi, jam i kënaqur nga skuadra, kaq ishin mundësitë, shorti ishte shumë i vështirë. Ne dolëm para porte, rrezikuam dhe mund të shënonim që në pjesën e parë, por goli i Skënderbeut e ktheu gjithçka në favor të tyre, edhe pse patëm raste.

“Goditje e mundshme në aspektin psikologjik? Kupa ka të veçantat e veta, ne bëmë maksimumin dhe kaq janë mundësitë tona. Tani duhet shumë kujdes në kampionat, sepse është një moment shumë i rëndësishëm. Jemi në pozita shumë delikate, por nuk e mendoj aspak rënien dhe mendoj se në fund Teuta do të qëndrojë në Superiore”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here