Magani: E merituam kualifikimin, nuk ishte dhuratë e gjyqtarit

0

Kualifikimi i Teutës ishte i merituar për trajnerin e Teutës Gugash Magani, pasi sipas tij skuadra e tij ishte më lart se Vllaznia. Peqinasi foli edhe për penalltinë, që edhe mund të mos jepej, por ngulmoi në faktin që arbitri nuk vendosi. Në “Gol pas Goli” në Supersport ai foli për golin e Prognit, penalltinë, ndeshjen, rivalin në gjysmëfinale, Flamurtarin dhe aktivizimin e Bangal.

GOLI I PROGNIT – “Po shikoja aksionin e golit të dytë dhe nuk më duket faull, pasi dora është e ngjitur. Sa i takon penalltisë, është çështje interpretimi. Nuk mund të them se gjyqtari ndikoi në rezultat spese mendoj se ishim më lart se kundërshtari dhe e merituam kualifikimin. Kolegu ka mendimin e vet dhe e respektoj atë. Njëra skuadër do kalonte në gjysmëfinale. Ishim përgatitur të shënonim më shpejt, por kështu e ka futbolli. Ishte një hap i mirë për ne, pasi na motivon edhe më shumë në kampionat, ku nuk jemi në pozita shumë të këqija”.

PENALLTIA E DHËNË – “Nuk mund të jap mendim. Është çështje interpretimi. Thashë edhe me Partizanin që ishte penallti, por nuk ndryshon asgjë. Në opinionin tim mund të them se kontakt ka, por edhe mund të mos jepej. Nuk mund ta gjykoj si dhuratë të gjyqtarit, pasi patëm shumë raste dhe mund ta zhbllokonim rezultatin. Ndërhyrja ndaj Prognit? Po kjo, çfarë është ?!Jam trajneri i Teutës dhe asnjëherë nuk jam marrë më gjyqtarët. Vjet na eliminoi Kukësi me gol fantazmë. Edhe arbitrat gabojnë, ashtu si ne”.

RIVALI NË GJYSMËFINALE – “Të gjitha skuadrat e meritojnë katërshen. Besëlidhja ka eliminuar Flamurtarin dhe Partizanin, dy nga skuadrat më të mira të kampionatit, ndaj edhe me ta do jetë shumë e fortë. Ata kanë shumë ‘uri’ dhe nuk kanë presionin e skuadrës sonë, që duhet të luftojë edhe në kampionat sepse jemi në zonën e ftohtë. Nuk ka problem se kush do të jetë kundërshtari. Deri në finale do të plotësohet skuadra, pasi Dita, Papa e Sykaj që nuk janë në kondicionin e duhur do përmirësohen. Tani jam i fokusuar te kampionati, ku jemi shumë keq”.
EUFORI NDAJ FLAMURTARIT – “Unë nuk kam asnjë eufori, kam uri, shumë uri. Ka ardhur koha për një trofe. Kam një disavantazh të madh, pasi gjatë karrierës nuk ka zgjedhur ekipe. Nuk kam pasur skuadra të gatshme për të marrë trofe. Ndoshta ka qenë një gabim imi, por fatmirësisht më ka dalë për mirë. Sa i takon Flamurtarit, nuk ka asnjë eufori për atë ndeshje. Nëse mendojmë se kemi arritur gjithçka, unë them se jemi në situatë të keqe, pasi jemi të rrezikuar. Kampionati është parësor për ne”.
BANGAL – “Kërkonim një lojtar të mbante topin dhe të jepte pasin e fundit. Mendoja se ai do punonte më mirë, por në momente të veçanta duhet të kishte pasur më shumë personalitet. Jam i kënaqur me paraqitjet e tij këtë vit, pasi vjet ka qenë më dobët”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here