Magani e do me ngulm, Kaja drejt rikthimit

0

Mbrojtësi Ervis Kaja është pranë rikthimit te skuadra e tij mëmë, Besa. Mbrojtësi shtatlartë shikohet si një përforcim serioz në radhët e repartit të prapavijës te skuadra kavajase.

Ngjitja në Kategorinë Superiore është deklaruar si objektivi kryesor nga presidenti Nexhat Bizhdili dhe rikthimin e Kajës në Kavajë e ka kërkuar me ngulm edhe vetë trajneri Gugash Magani.

32-vjeçari Ervis Kaja e ka nisur karrierën e tij te Besa në sezonin 2006-2007, por më pas ka luajtur në disa skuadra të tjera në futbollin shqiptar, si me Laçin, Tomorin, Dinamon, Tiranën, Apoloninë e Korabin.

Kavajasi ka provuar edhe dy eksperienca në futbollin kosovar, teksa është aktivizuar me Lirinë e Prizrenit dhe Dritën e Gjilanit. Sezonin e kaluar mbrojtësi Kaja e mbylli me Dinamon në Kategorinë e Parë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.