Macja që pushtoi fushën shpallet “Njeriu i ndeshjes”

Tifozët e Bajernit të Mynihut kanë votuar një mace si “Njeriun e ndeshjes” për Bajernin, pasi skuadra nga Bundesliga fitoi 3-1 në Stamboll ndaj Beshiktashit, duke vazhduar qetësisht rrugën në Champions League. Tiago Alkantara, një autogol i Gonul dhe në fund një gol i Vagnerit i dhanë fitoren Bajernit, që praktikisht luajti një miqësore, sepse ishte kualifikuar që në në Mynih, ku fitoi 5-0.

Në Stamboll në qendër të vëmendjes përfundoi një mace, që mori gjithë lavdinë, sepse arbitri Majkëll Oliver ndali ndeshjen derisa të largohej macja nga fusha dhe aq u desh që në rrjet të plaste humori.

Faqja e Bajernit në Twitter është e jashtëzakonshme, sepse ashtu si gjithë klubet e tjerë gjermanë, poston shpesh statuse plot humor dhe këtë radhë gjetja ishte për Oskar.

Pasi postoi disa mesazhe për macen, Bajerni vendosi të propozonte sondazhin e votimit për më të mirin e ndeshjes, duke vënë në garë Tiagon, Vagnerin, Mylerin dhe… macen!

Natyrisht, tifozët e Bajernit preferuan macen, me shumicë dërrmuese të votave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *