“Mace”/ Shqiptarët pushtojnë Serinë A, Etrit Berisha shpallet portieri me më shumë pritje

Lojtarët shqiptarë po pushtojnë Serinë A me sukseset e tyre dhe kontributin që po japin me klubet përkatëse. Kryefjala ?shtë Marash Kumbulla, mbrojtësi i Veronës dhe më i kërkuari në Europë. Për të vazhduar me Gjimshitin, shtyllën e Atalantës që ndihmoi ekipin ndaj Romës me asistin e dhënë, ndërsa do të luajë edhe në Champions League.

Pa harruar këtu Strakoshën që është pjesë e rëndësishme e Lacios që lufton për titullin kampion në Seria A. Sipas statistikës së “Opta Joe”, Etrit Berisha ka bërë më shumë pritje në Seria A me 102 të tilla, një “mace” e vërtetë. Shumë punë për gardianin shqiptar pasi është pjesë e një ekipi të dobët si SPAL, por po vazhdon të jap kontribut të madh, shpeshherë duke u kthyer edhe në lojtar ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *