“Ma kanë mbushur telefonin plot me foto nudo, por s’më plas fare!”

Zhoao Feliks po përjeton një moment fantastik. 19-vjeçari i Benfikës po kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane. Juventusi është futur në garë për të dhe po tenton të arrijë një akord me “Shqiponjat e Lisbonës”.

Lojtari ofensiv ka folur për kanalin zyrtar të klubit, aty ku ka zbuluar një detaj interesant jashtë fushave të blerta. Futbollistët janë të famshëm dhe “gjahu i preferuar” i vajzave. Këto të fundit ia kanë “bombarduar” telefonin Zhoaos me foto nudo.

Që kur jam bërë titullar i ekipit të parë, më është mbushur telefoni plot me foto nudo të vajzave. Më dërgojnë foto lakuriq për t’u lidhur me mua, por unë refuzoj gjithmonë. Nuk më interesojnë fare”, thekson Zhoao Feliks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *