“Lypës të mbaruar, s’fitoni as 2000 euro”, arrestohet i dehuri Trezëge

0

Ish-lojtari i njohur i Juventusit, David Trezëge, ka përfunduar në qelitë e paraburgimit në një prej komisariateve të Torinos. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, ish-futbollisti francez u vu në pranga pasi policia konstatoi se 41-vjeçari po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Niveli i alkoolit në gjakun e francezit e kishte tejkaluar në mënyrë të frikshme limitin lejuar sipas ligjeve italiane me një rezultat prej 1.7 gram alkool për litër. Ndër të tjera mësohet se Trezëge ka bërë rezistencë për të shmangur testimin e alkoolit, por në fund është detyruar t’u bindet urdhrave të policisë italiane.

Shtyrë nga alkooli i tepërt që kishte konsumuar, ish-futbollisti ka filluar të shajë policit duke iu thënë: “Jeni një tufë lypësish të mbaruar, nuk fitoni as 2000 euro në muaj“. Së fundmi mësohet te Trezëge ka lënë qelitë e paraburgimit, por për të marrë mbrapsht patentën do i duhet të presë me muaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.