Lyen flokët dhe mjekrën me ngjyrë të kuqe, lojtari i Partizanit ndryshon pamjen para Tiranës

Mesa duket jo vetëm te Tirana janë supersticioz para derbit, por edhe te Partizani. Futbollisti Uilliam Kordeiro ka ndryshuar totalisht pamjen e tij fizike. Lojtari brazilian ka lyer flokët dhe mjekrën, duke i bërë ato në ngjyrën e kuqe.

Kjo është foto e fundit që publikohet në rrjetet sociale, teksa Kordeiro shpreson që t’i sjellë sa më shumë fat ky “look” i ri. Partizani do të kërkojë që të mundë Tiranën dhe të ndalë ecurinë e saj pozitive, për të kthyer derbin në favor të të kuqëve, por njëkohësisht edhe për të ngushtuar diferencën me kreun. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *