Luzi sulmon kreun, “tris” Klosit në transfertë

Luzi i afrohet kreut të renditjes, pasi ka arritur të kalojë me sukses Klosin me rezultatin 1-3. Ndeshja e luajtur në Burrel nisi me një gol të skuadrës vendase, që me anë të Pengilit shënoi golin e avantazhit. Gjithsesi festa nuk zgjati shumë.

Baholli në minutën e 27-të arriti të vendoste baraspeshën dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1. Luzi, për vetë objektivat që ka, duhet të shënonte edhe golin e dytë dhe ia arriti përmes Hasës. Ky i fundit realizoi pas rreth çerek ore lojë që kishte nisur fraksioni i dytë.

I njëjti futbollit realizoi në të 76’ edhe golin e qetësisë dhe me shifrat 1-3 përfundoi i gjithë takimi. Tre pikë të rëndësishme për Luzin, që tashmë e sheh veten një pikë larg Tërbunit kryesues. Javën e ardhshme pukjanët janë pushim dhe për Luzin është në program një finale e vogël me Gramshin, që gjithashtu do ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Dytë – Java 15
Klosi – Luzi 1-3
Shënues:
Pengili 13’ / Baholli 27’, Hasa 59’, 76’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *