Luzi 2008, Suta: Zgjidhje e drejtë nga FSHF, të bëjmë histori!

Luzi 2008 i gëzohet vendimit të fundit të FSHF-së, që përcaktoi se skuadrat që luajnë në play-off do të kenë një shans më tepër për të garuar sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skuadra kavajase mban vendin e dytë dhe trajneri Anxhelo Suta ka folur pas vendimit të federatës.

“Jam në pankinën e Luzi 2008 për të bërë histori me këtë skuadër. Meritonim që të ishim kryesuesit e grupit, por disa gabime rrugës na bënë që t’ia dorëzojmë vendin e parë Tërbunit. Gjithsesi, edhe ndeshjet Play-off janë mundësi që ne të tregojmë vlerat tona dhe se e meritojmë Kategorinë e parë. Zgjidhja e FSHF-së për situatën që ishte krijuar pas rënies së Kamzës dy kategori më poshtë, ishte më e drejta e mundshme”, deklaroi Suta.

Për ndeshjen e së dielës me Adën, trajneri i Luzi 2008 shtoi: “Ada është skuadër serioze dhe ne e kemi vlerësuar përballjen me ta. Natyrisht që synimi ynë është fitorja e pas saj të përgatitemi për ndeshjen Play-off përballë Elbasanit. E meritojmë dhe do kërkojmë vetëm fitoren”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *