Luzi 2008, kapiteni Leçini: Duam arbitra seriozë, jo si me Elbasanin!

0

Kapiteni i Luzit 2008, Eduard Leçini, për SportEkspres.com deklaron se humbjen me Elbasanin edhe e kishin menduar, duke qenë se në lojë janë të tria rezultatet, por sipas tij jo me arbitrim tendencioz. Këtë herë ai kërkon që ndaj Shkumbinit të gjykohet drejt.

“Në ndeshjen me Elbasanin arbitrimi na masakroi. Nuk na la të luanim futboll normal, duke dhënë faulle e kartonë. Nuk e kishim menduar një humbje të tillë, edhe pse për atë sfidë ishim përgatitur për të tria rezultatet. Ajo kaloi dhe tashmë jemi në pritje të datës për ndeshjen tjetër, ku kemi shansin e fundit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë”, shprehet fillimisht kapiteni Leçini.

Më tej ai shton: “Jemi në pritje të datës së ndeshjes me Shkumbinin, por për këtë përballje i kërkojmë FSHF-së që të vendosë arbitra seriozë, jo si ata me Elbasanin. Nuk i kërkojmë asgjë më shumë se sa të gjykojë drejt ndeshjen dhe të fitojë cila skuadër do ta meritojë në fushën e lojës”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.