Lushnja vuan, por kalon Pogradecin

0

Me Bylisin pushim, Lushnja kishte rastin të shkonte +5 përkohësisht dhe nuk ka gabuar, sepse sot ka mposhtur 2-1 Pogradecin. Miqtë luanin pa ndonjë objektiv real në renditje, por bënë një rezistencë befasuese.

Canka shënoi për lagunarët në minutën e 28-të, por Topllari barazoi për miqtë në minutën e 29-të.

Pjesa e dytë ishte njësoj si e para, mjaft nervoze, me faulle e lojë të fortë, por edhe të bukur.

Frika e Lushnjes kaloi në minutën e 8-1të, kur mesfushori Ruço shënoi golin e fitores, ndërsa miqtë humbën qetësinë, duke mbetur me 10 lojtarë pas minutës së 87-të, për shkak të daljes me karton të kuq të mbrojtësit afrikan Konte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here