Lushnja – Vllaznia, Hasani “e bën sefte”

Sot luhen dy ndeshje në Superiore. Në Fier do të debutojë Lushnja, që nuk e ka ende të përfunduar stadiumin e vet. Përballë është Vllaznia, që këtë verë ka bërë përforcime cilësore dhe kërkon një sezon ndryshe.

KRONIKA

91′ Ruço lëshon një gjuajtje mjaft të fortë, me fat Selimaj çon në këndore. Rast i mirë për Lushnjen.

88′ Pas shumë minutash mediokre e pa raste, Branica humbet një rast shumë të mirë, duke goditur keq me kokë, edhe pse i vetëm në zonë. Lushnje e dobët!

47′ GOL VLLAZNIA E nis fuqishëm skuadra shkodrane, sepse Edon Hasani gjen golin e dytë. Gol që në debutim në rikthimin te Vllaznia për mesfushorin!

45’+1 MBYLLET PJESA E PARË. Lojë e vakët e pa ritëm, dy skuadra që më shumë u mbrojtën, sesa menduan për sulmin. Vllaznia në avantazh, por jo dhe aq për meritë të vet, sesa për një gafë të Lushnjes.

45′ Faull në favor të Lushnjes, me topin që shkon drejt zonës. Portieri Selimaj kërcen, por topi i ikën nga duart dhe një mbrojtës shkodran largon nga vija fatale. Arbitri akordoi faull pro Vllaznisë, protesta lushnjare.

30′ GOL VLLAZNIA. Krosim në zonë, aty Gava me kokë devijon në portën e vet.

28′ Dy këndore rresht, Marku me kokë, godet jashtë.

1-20′ Lojë mesfushe, pa ide në sulm dhe pa rreziqe. Të dyja skuadrat luajnë me shumë kujdes

16.00 KA NISUR NDESHJA

 

E diel, 9 shtator 2017, Loni Papuçiu, Fier (16.00)

Lushnja – Vllaznia       0-2

Shënues: Gava 30′ aut., Hasani 47′

Lushnja: Bejte; Mone, Bizhyti, Xhafa, Magani; Shkullaku (Ruço 59′), Gava, Taullau, Branica; Canka, Sefa: Të gatshëm: Spaho, Bufasi, Premçi, Ruço, Alushi, Çela, Meto

Vllaznia: Selimaj; Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku; Hasani, Krymi, Kruja (Kalaja 80′), Vucaj (Bardulla 75′), Lika; Atsina. Të gatshëm: Sherri, Pjeshka, Çinari, Ribaj

Kartonë të verdhë: Mone 53′, Bizhyti 59′ / Kruja 61′, Gurishta 65′, Orelesi 70′, Magani 74′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Andi Koçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online