Lushnja në kaos, por Dedja konfirmohet

0

Moment i zi për Lushnjën, që pas humbjes kundër Vllaznisë ka prekur fundin dhe tashmë vetëm një mrekulli e mban në Superiore. Skuadra është e dobët, pikët mungojnë, besimi është zero dhe tashmë ka edhe polemika të brendshme.

Kjo ka detyruar trajnerin Hysen Dedja të paraqesë dorëheqjen, por presidenti i klubit lushnjar, kryebashkiaku Fatos Tushe, ia ka refuzuar.

Nesër pritet një mbledhje urgjente për të diskutuar me lojtarët për këto paraqitje. Nuk do mungojnë as gjobat, mund të ketë dhe pezullime.

Situata është kritike, por në Lushnjë duan të evitojnë përkeqësimin e situatës dhe ndoshta klubi tani e tutje do të ndryshojë strategji, duke u besuar thuajse totalisht të rinjve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image