Lushnja në frymën e fundit, Kastrioti ndihmon Ilirinë

0

Një gol nga Fatjon Sefa në minutën e 94-t i ka dhënë Lushnjes fitoren 1-0 ndaj Tomorit, që në Lushnje luajti një ndeshje shumë të mirë.

Edhe pse pa asnjë nevojë për pikë në renditje, Tomori bëri një rezistencë të shkëlqyer dhe për pak befasoi, para se sulmuesi i fuqishëm të zgjidhte fatet e ndeshjes në shtesë, duke siguruar 3 pikë të arta, sepse përndryshe Bylisi i kapte.

Ndërkaq, u luajtën edhe disa ndeshje të rëndësishme në grupet play-out dhe bie në sy fitorja e Ilirisë 3-2 në Krujë kundër Kastriotit. Një derbi miqësor, pa ndonjë rivalitet të madh, pasi Kastrioti është i qetë në renditje dhe e kishte luksin të humbiste, kundër një rivali që me këtë fitore praktikisht shpëton.

Ndërkaq, në jug shpëton Apolonia, që zhyt Sopotin, tashmë gjithnjë e më i sigurt për zbritjen në Kategorinë e Dytë.

KATEGORIA E PARË

PLAY-OFF

Lushnja – Tomori      1-0

Goli: Sefa 90’+3

 

PLAY-OUT

Kastrioti – Iliria          2-3

Golat: Çutra 15’, Muçmata 43?  / Ogbejesi 2’, Simo 29’, Zira 59’

Besa – Mamurrasi      1-1

Golat: Shehi 90’+4 / Tako 48’

Apolonia – Sopoti       2-1

Golat: Uzuni 24’, 37’ / Iinuma 90’

Turbina – Dinamo     1-1

Golat: Sulmataj 53’ / Ejo 73’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here