Lushnja në festë, hapet stadiumi

Më në fund një lajm i bukur në Lushnje: sfida kundër Kukësit do të luhet në “Roza Haxhiu”.

Pas dy muajsh punime, stadiumi i klubit lagunar është gati dhe nesër në orën 14.00 pritet një numër i madh shikuesish, për sfidën kundër Kukësit kampion në fuqi.

Inspektimet e fundit të Federatës kanë evidentuar kryerjen e gjithë detyrave, ndërsa problem ishin vetëm vendet ku duhej të vendoseshin kamerat e transmetimit televiziv, por duket se është zgjidhur gjithçka.

Ende pa fitore në sezonin e ri, Lushnja gjithsesi ka marrë një pikë të artë në aspektin moral ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit, ndaj nesër zbret në fushë me shpresa të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *