Lushnja mund Dinamon, Dedja i shqetësuar nga dëmtimet

0

Sefa nuk luan për shkak të një problemi, ndërsa Gava kthehet me grupin, pasi kaloi dëmtimin

Arjan Likja

Lushnjarët kanë fituar miqësoren e tretë radhazi gjatë qëndrimit në resortin “Tropikal”. Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja ka fituar me rezultatin 2-1, dhe sot do të mbyllin minifazën dimërore. Mbrojtësi i majtë Arbër Mone kaloi lushnjarët në avantazh duke shënuar nga një goditje dënimi. Në minutën e 36-të gjyqtari Mehmet Koçi dha penallti për Lushnjën, që Brunild Pepa e shndërroi në gol. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Pas pushimit skuadrat dolën në fushë me të tjera formacione. Ka një tjetër penallti në këtë miqësore, këtë herë për Dinamon. Tragaj i futur në pjesën e dytë shënon nga pika e bardhë dhe Lushnja fiton 2-1. Te skuadra verdhëjeshile e superiores, dëmtimet po ndjekin njëra-tjetrën. Pas Gavës është dëmtuar edhe kapiteni Sefa. Kështu, trajneri Dedja ka luajtur në sulm me dyshen Canka-Përgjini. Mesfushori Khasan Khatsimov dhe sulmuesi Leonardo Përgjni mendohet të jenë afrimet e reja të lushnjarëve. Ndërsa sulmuesi lushnjar Arbër Allkanjari, që ka luajtur në disa periudha te Lushnja është aktivizuar në pjesën e dytë në rolin e qendërmbrojtësit. Skuadra verdhëjeshile do të kryejë sot paradite seancën e fundit stërvitore në “Tropikal” dhe do të kthehet në Lushnjë.                

Dedjen e shqetësojnë dëmtimet

Pas ndeshjes, trajneri Hysen Dedja ka qenë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Trajneri i Lushnjës foli për një skuadër të ndryshuar: “Kuptohet që në tre testimet që kemi bërë, në pjesët e para, kuptohet që kemi luajtur jashtëzakonisht mirë. Ka qenë grupi i parë. Kemi patur probleme me grupin e dytë. Megjithatë, tani jam drejt formimit, kristalizimit të 11-shes. Kemi dhe një miqësore të fundit, që do ta luajmë në Shijak, ditën e premte me Erzenin. Me këtë miqësore e mbyllim komplet mikro-ciklin, të këtij 10-ditëshi. Të hënën e ardhshme rifillojmë në Lushnjë, atëherë, pra, kur të punojë gjithçka nga ana taktike për t’u përgatitur për ndeshjen me Teutën. Sefa ka një dëmtim në nerv, në kolonë. Këto dy ditë ka qenë pushim. Në të gjithë seancat e tjera ka qenë jashtëzakonisht mirë. Të shohim. Do ta kalojë shpejt. Edhe mesfushori Gava që është i dëmtuar, që nga miqësorja me Besën, pritet të bashkohet sot me ekipin në seancën e paradites”, deklaroi trajneri Dedja.

LUSHNJA–DINAMO 2–1

Shënues: Mone 14’, Pepa 34’(11-m)/ Tragaj 53’(11-m)

LUSHNJA: Spaho, Meto, Prençi, Bufasi, Mone, Alushi, Khatsimov, Papa, Pepa, Përgjini. U aktivizuan: Bejte, Magani, Allkanjari, Byzhyti, Ruço, Branica, Taullau, G.Dervishi, Pepa, Bekjo, K.Çema, Vodo, Çela. Trajner: H. Dedja

DINAMO: Saraçi, Peqini, Doksani, Shaba, M.Nuri, Gjata, R.Nuri, Elmazi, Hasa, M.Çema, Lika. U aktivizuan: Hoxha, Muca, Tragaj, Allmuça, Sulejmani, Brahja, Koci, Dyca. Trajner: I. Allmuça

GJYQTARË: Mehmet Koçi, Artan Demiraku, Adeljon Vila (Durrës)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.