Lushnja “mbijeton” në Ballsh, Bylisi shënon në të dy portat

0

Një finale e vogël, e tillë konsiderohej ajo e sotmja mes Bylisit e Lushnjes, dy kryesueset e grupit B në Kategorinë e Parë, rivalët direkt të këtij grupi për ngjitje në Superiore.

Bylisi kërkonte me ngulm fitoren, pasi nisej me një disavantazh prej 6 pikësh, por në fund nuk ia doli mbanë.

Përfundoi 1-1, me Bylisin që bëri e prishi gjithçka: në pjesën e parë Muçaj shënoi pas një krosi të bukur nga Agim Meto, por në minutën e 63-të Gava devijoi në portën e vet një kros nga goditja e këndit.

Një ndeshje aspak e bukur, me shumë gabime në pasim dhe shumë nervozizëm, aq sa koha efektive e luajtur ishte mjaft e ulët.

Lushnja merr një rezultat të shkëlqyer, por nuk është asgjë, sepse ka ende shumë ndeshje dhe mbi të gjitha pas 26 javëve të para, do të nisin ndeshjet play-off dhe skuadrave do t’u përgjysmohen pikët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image