Lushnja fiton derbin dhe mban larg Bylisin, “marshon” edhe Kamza

0

Asnjë surprizë në garën për kreun në Kategorinë e Parë, në të dy grupet.

Lushnja mori një fitore të shkëlqyer 2-0 në derbin e madh kundër Apolonisë, pas disa dekadash pritjeje, me nga një gol në fundin e çdo pjese, duke rikthyer në 6 pikë distancënh me Bylisin, që fitoi dje ndaj Sopotit dhe priste me interesim të madh derbin myzeqar.

Fiton edhe Kamza në grupin A, duke thyer 1-0 Ilirinë fqinje dhe duke qëndruar ëe qetë në krye, me Besëlidhjen që luan nesër ndaj Burrelit.

Në fundin e tabelës Tërbuni duket gjithnjë e më pranë rënies, sepse u mund edhe sot në Shijak, ndërsa në grupin B mjaft e ndërlikuar është situata për Elbasanin, i thyer sot në Pogradec, nga një rival që po habit, sepse ka fituar 5 ndeshjet e fundit në kampionat.

KATEGORIA E PARË

 Java 17

GRUPI A

Erzeni – Tërbuni               2-1

 Shënues: Lleshi 26’, Pasha 72′ / Saliaj 27’

Kastrioti – Shënkolli        3-0

Shënues: Kabiru 15’ pen., 17’, Çutra 90′

Mamurrasi – Besa            0-0

FK Kamza – Iliria                1-0

Shënues: Rezi 30’

GRUPI B

Pogradeci – Elbasani       2-1

Shënues: Shkullaku 10’, 22’ / Luta 56′

 Apolonia –  Lushnja        0 -2

Shënues: Canka 44′, Branica 89′

Turbina – Shkumbini       2-1

Shënues: Sallaku 2’, Bërdufi 35’/ Ramazani 13’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image