Lushnja drejt Leçes, miqësore 6 mijë euroshe

Sot skuadra e Artan Banos do të përballet me ekipin e italian, nënjë test të ndërmjetësuar nga Arlind Nora

Arjan Likja

Lushnja ka zhvilluar pasditen djeshme një seancë të shkurtër stërvitore dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit, për t’u nisur drejt Italisë, ku sot do të luajnë miqësoren me Leçen. Gjatë kohës që futbollistët lushnjar zhvillonin stërvitjen në ambientete “Roza Haxhiut” është vënë re prania e ish-futbollistit të mirënjohur gjirokastrit të Lushnjës në sezonet 2002-2005, Arlind Nora. Gjatë aktivizimit të tij si sulmues, Nora pat shënuar 30 gola, ndërkohë që ishte futbollisti më popullor, duke u fituar zemrat e ultrasve lushnjar, të cilët nuk reshtnin së duartrokituri e brohorituri biondin gjirokastrit. Prania e Norës në ambientet e “Roza Haxhiut” ka bërë kuriozë sportdashësit lushnjar që ishin prezent në stadium, ndaj edhe gazeta pati një komunikim me të. “Tri vite pas largimit tim nga futbolli i luajtur vazhdoj jetën time familjare, ku natyrisht vazhdoj angazhimet e mia për të punuar dhe siguruar mirëqenien time familjare. Kam 2 vite që punoj si menaxher në një kompani të njohur menaxhimi futbolli, e cila merret me transferime lojtarëshdhe mundëson takime miqësore ndërmjet klubeve të ndryshme. Kompania, ku unë jam i punësuar, ka filiale zyrash me një shtrirje globale të kënaqshme dhe quhet PPA–WORLD. Në një kontaktqë pata me një drejtues të Lushnjës i sugjerova mundësimin e një miqësoreje në Itali me çmim mjaft të arsyeshëm. Natyrisht, me ekipin e Lushnjës kam kaluar 3 sezone nga më të bukurat e karrierës time si futbollist. Kështu që nuk kisha si mos të kontaktoja dhe të ofroja asistencën e kompanisë ku unë punoj. Pasdiskutimit të detajuar me zyrtarët e Lushnjës, palët ranë dakord që të zhvillohej miqësorja me Leçen. Ndeshja do të luhet të enjten në mbrëmje në stadiumin “Via del Mare” të Leçes. Për hir të së vërtetës, për shkak të lidhjeve dhe kujtimeve të bukura që më mbajnë lidhur fort me futbollin dhe sportdashësit e këtij qyteti, unë ndikova aq sa më lejonin kompetencat e mia që shpenzimet e kësaj miqësoreje luksi të ishin sa më të ulëta dhe egjitha ka kushtuar 6 mijë euro”, ka mbyllur Nora prononcimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *