Lushnja akuzon Bylisin me videon e ndeshjes së fundit

0

Nuk kanë fund polemikat e akuzat në Kategorinë e Parë, sepse nëse në grupin e Veriut ka pasur sherr në Shënkolli-Kamza dhe nga Kamza kanë ardhur lajme edhe për goditje ndaj drejtuesve e futbollistëve, në grupin B sherri ndoshta është lënë për në betejën finale Lushnja-Bylis, sepse ndërkohë ka akuza të forta në distancë.

Javën e shkuar të dyja kryesueset fituan në transfertë dhe të dyja akuzojnë prej kohësh njëra-tjetrën për manipulime, marrëveshje, lëshime, aq sa nuk e merr vesh i pari të dytin dhe nuk dihet ku luhet fort e ku jo.

Megjithatë, sot Lushnja ka shoqëruar me pamje filmike ndeshjen e fundjavës Tomori-Bylis 2-3 në Kuçovë, sfidë që u fitua me përmbysje nga ballshiotët, sepse pas një ore lojë kryesonte 2-0 Tomori.

Megjithatë, pamjet e golave janë vërtet qesharake, sepse si golat e Tomorit, ashtu edhe ata të Lushnjes, janë shënuar me një lehtësi acaruese, aq sa është e pamundur të mos mendosh tolerimin e hapur.

Shihni e gjykoni vetë, ndërsa Lushnja akuzon: “Çfarë turpi… më hapur se kaq nuk ka! Ku është Federata Shqiptare e Futbollit?”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here