Lumturia e Spaletit: Naingolan është rikthyer, Ikardi “përbindësh”

Inter arriti një fitore të madhe në Holandë përballë PSV dhe tashmë e sheh veten në kuotën e gjashtë pikëve në grupin e “ferrit” në Champions. Fitorja e pestë rresht mes kampionatit dhe Champions Ligës për zikaltrit, ndërsa Luçiano Spaleti është i kënaqur, por ekipi mund të përmirësohet akoma.

Nëse lejon hapësira, PSV mund të vendosë në vështirësi. U përpoqëm të zgjidhnim momentin e duhur për t’u tërhequr dhe për të penguar ndërtimin e aksioneve të kundërshtarit. Kemi akoma momente kur nuk arrijmë të kuptojmë situatat e ndryshme në lojë, por kjo skuadër ka një potencial të madh përmirësimi dhe rritje.”

Trajneri i Interit ka vetëm fjalë të mira për autorët e golave të fitores: Raxha Naingolan dhe Mauro Ikardi. I pari po rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa kapiteni është një “vrasës” në zonën e rreptësisë.

Komplimente Naingolanit. E ri pashë në nivele, që mund t’i përballojë me lehtësi. Kjo varet dhe nga fakti që në përgatitjet e verës u dëmtua në kofshë dhe kjo e pengon dhe një muskuloz si Raxha.”

Ikardi ka karakteristika të veçanta. Nuk ka asnjë pikë të dobët në fazën e finalizimit, është perfekt dhe brenda zonës është një përbindësh. Ndonjëherë, si në pjesën e dytë, kur po na bënin presing, ai duhet të mendojë më shumë të na japë një dorë, sesa të sulmojë në thellësi. E bëri në fundin e ndeshjes dhe na shpëtoi në disa situata të vështira, sepse Ikardi di të kontrollojë mirë topin“, përfundon Luçiano Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *