“Lumë” ofertash, Shkulaku: Mendoj për Pogradecin

0

Hermes Shkulaku, një nga pikat e forta të skuadrës së Pogradecit, kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i garës, thekson se skuadra e tij do të bëjë më të mirën deri në fund të kampionatit. “Besoj se ata që e kanë parë ndeshjen në Ballsh e kanë kuptuar se ky Pogradec nuk bën kompromise. Në jemi një skuadër që respektojmë veten dhe fanellën në radhë të parë, e pastaj qytetin tonë dhe drejtuesit që na përkrahin. E them me bindje se kemi merituar më shumë. Në disa ndeshje fati, e në disa gjykimet, na kanë penalizuar jo pak. Unë jam i bindur se në takimet e mbetura ne do të marrim maksimumin e pikëve. Këtë javë e kemi pushim dhe unë jam i bindur se do të rifitojmë energjitë e humbura, pasi javën që vjen luajmë me Lushnjen”, tha Shkulaku një nga më të mirët e Pogradecit.

E ardhmja –  Shkulaku nuk ka shpëtuar pa u vënë re edhe nga disa drejtues klubesh të Kategorisë së Parë dhe të Superiores. I pyetur se ku e sheh të ardhmen e tij në fund të sezonit ai thekson: “Në fund do të vendos për çdo gjë sa i përket të ardhmes sime. Bashkë me menaxherin do të studiojmë ofertën më të mirë. Dua të luaj jashtë, por pas tri javësh diskutojmë më konkretisht. Tani e kam mendjen te takimi i radhës me Lushnjen, ku duhet të nderojmë qytetin e Pogradecit me tri pikët”, përfundon mesfushori prononcimin e tij për gazetën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image