“Lumë” ofertash për Sukajn

0

E ardhmja e Xhevahir Sukaj te partizani duke se është vënë në dyshim. Së pari, lojtari nuk po kalon një moment të mirë dhe dihet tashmë që marrëdhëniet e tij me Starovën nuk janë më të mirat. Shkodrani ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të “demave” në këtë sezon dhe i ka falur mjaft pikë skuadrës së tij deri më tani me golat e tij. Por, 28-vjeçari ka pasur shumë oferta së fundmi dhe qëndrimi i tij tek Partizani është vënë në pikëpyetje. Për shkodranin kanë shfaqur interes të madh shumë klube nga Lindja e Mesme dhe nga kontinentit aziatik. Më konkretisht mësohet se bëhet fjalë për klube nga Irani, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite apo dhe Koreja. Edhe pse nuk zbulohen emrat e klubeve që e e duan shqiptarin, kuptohet, që ofertat janë interesante dhe mjaft të leverdishme në aspektin financiar. “Bomberi” po i merr në konsideratë këto mundësi dhe me shumë mundësi do të largohet nga të kuqtë me hapjen e merkatos dimërore. Një pistë e mundshme për futbollistin është edhe Skënderbeu. Sukaj ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin e korçarëve, Mirel Josa dhe një lëvizje e tillë nuk do të ishte surprizë nëse do të ndodhte, pasi tekniku ka qenë i pari që i ka besuar rolin e titullarit tek ekipi i Vllaznisë shumë vite më parë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here