“Lumë” ofertash për Kaçen, vjen vendimi i PAOK-ut

0

Ergys Kaçe qëndron, ikën, në pikëpyetje? Më në fund po hidhet dritë mbi të ardhmen e mesfushorit të kombëtares sonë, i cili është pjesë e PAOK-ut, por ka shumë oferta dhe nuk dihet ende a do të qëndrojë në Selanik, mbi të gjitha për faktin se PAOK-u nuk është prononcuar ende.

Për të sqaruar situatën e Kaçes,  menaxheri i tij Nikos Kagiulis ka udhëtuar për në Holandë, ku PAOK-u po zhvillon fazën përgatitore.

Objektiv i udhëtimit ka qenë takimi me presidentin dhe shefin e PAOK-ut, sllovakun Lubosh Mihel. Drejtuesi i lartë i PAOK-ut i ka sqaruar Mihelit se Kaçe është në planet e PAOK-ut, ndërsa deri në fund të gushtit do të jetë trajneri Aleksandar Stanojeviç ai që do të vendosë nëse Kaçe do të qëndrojë për sezonin e ri.

Ndërkaq, Kaçe po shkëlqen në fazën përgatitore në Holandë, aq sa mediat greke po e theksojnë thuajse çdo ditë që po shihet një Kaçe ndryshe, shumë më i pjekur dhe më i qetë, duke i treguar gjithë cilësitë e tij.

Ndërkohë, sot është luajtur edhe miqësorja VVV Venlo-PAOK, që u mbyll 0-1 dhe Kaçe luajti titullar. Ai është duke shkëlqyer në fazën përgatitore.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image