“Lum kush ka shtëpi private”/ Cungu “i gëzohet” karantinimit: Të paktën po qendrojmë me familjet

Edhe trajnerët janë detyruar të qendrojnë brenda katër mureve e të ndjekin ekipin nga larg. Udhëzimet online janë mënyra e vetme e kontaktit mes trajnerëve dhe futbollistëve në këto ditë të vështira. Trajneri i Laçit Armando Cungu në një intervistë Supersport tregon sesi po i kalon këto ditë izolimi. Të paktën Cungu i gëzohet faktit që po qendron me familjen teksa tregon edhe sesi po ruhet komunikimi me pjesën tjetër të skuadrës.

“Janë të dyja medaljet, që po qëndrojmë me familjen, por është situatë e vështirë. Për të gjithë shqiptarët dhe mbarë botën është një mënyrë jetese tjetër, për më tepër për ne që jemi gjithmonë në lëvizje. Jo vetëm te ne, por kudo situata është e njëjtë. Të gjithë lojtarët janë shpërndarë nëpër shtëpi. U kemi dhënë programin stërvitor ditë pas dite dhe në mënyrë individuale për të ruajtur nivelin fizik.

Ky është një moment i vështirë për sportistët dhe trajnerët. Ka një pjesë sportistësh që kanë shtëpi private dhe mund të punojnë në oborre. Kjo i ndihmon të ruajnë formën fizike. Sigurisht nuk pretendojmë të jenë të stërvitur sikurse ndodh zakonisht. Ata punojnë me mundësinë që kanë dhe mbetet në dorë të tyre zbatimi i programeve me detaje”-ka thënë trajneri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *