Lulaj lë Skënderbeun, rikthehet te Laçi

0

Vladimir Prenga

Lajm i shkëlqyer për Laçin: rikthehet Bruno Lulaj, mbrojtësi qendror që u huazua në verë te kurbinasit dhe u kthye më janar në Korçë. 21-vjeçari u tentua edhe në ditët e fundit të merkatos së janarit, ndërkohë që dëmtimi i Rajoviçit i prishi planet e kurbinasve, që biseduan sërish me talentin e Skënderbeut. Tashmë nën urdhrat e Sinellës do të vihet edhe Lulaj, i cili do të rivalizojë me Gjonin e Qaqin për një vend titullari në vazhdim.

Duke ditur që merkato është mbyllur, shumëkush mund të pyesë se si mbrojtësi i bashkohet Laçit, ndaj për këtë gazeta është interesuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka sqaruar se Lulaj ka qenë i huazuar për një vit te Laçi dhe rikthimi i tij në Korçë duhej shoqëruar me prishjen e kontratës. Diçka e tillë nuk ka ndodhur, edhe për faktin se në Korçë mendonin se futbollisti kishte kontratë 6-mujore huazimi, ndaj federimi i mbrojtësit nuk ka qenë i plotë dhe ka mbetur i regjistruar te Laçi. Kështu, ai është rikthyer sërish te kurbinasit, për të qëndruar deri në fund të sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.