Lulaj: Laçit nuk i them “jo”

Bruno Lulaj është në një udhëkryq, e ardhmja është e turbullt dhe qëndrimi te Skënderbeu ndoshta nuk shtë zgjedhja e duhur. Është vetëm 22 vjeç, deri vjet ishte pikë kyçe e Shqipërisë U-21 dhe zhvilloi një sezon madhështor te Laçi, ku u arrit një mbijetesë e pamundur.

Megjithatë, në Korçë konkurrenca është e frikshme dhe ka lojtarë të rëndësishëm, ndaj Lulaj po vuan, duke mos luajtur thuajse fare në kampionat e në Europë.

Kjo do të thotë se qëndrimi aty është një gabim, duke parë shanset e pakta për të luajtur dhe vetë mbrojtësi, duke folur në Supersport, e pranon se ndoshta është momenti të ndryshojë skuadër.

“Është e vërtetë, vjet te Laçi luajta rregullisht, ndërsa këtë sezon nuk po gjej hapësirë, por janë zgjedhje të trajnerit dhe i respektoj. Unë jam gjithnjë në dispozicion, sa herë të më kërkohet.

“Kthim i mundshëm te Laçi? Nuk e refuzoj rikthimin, por kur të mbarojë faza e dytë do të diskutojmë për të ardhmen time. Nuk ka rëndësi ku shkoj, për mua prioritet është të luaj, jo emri i klubit, i madh apo i vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *