“Luksi” i Junajtid, stoli kushton më shumë se titullarët

0

Mançesteri dhe Arsenali u përballën me njëri-tjetrin një natë më parë, në një ndeshje, që ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat. Sfida përfundoi në barazim 2-2, me skuadrat që shënuan nga një gol për pjesë. Marsial dhe Lingard shënuan për vendasit, ndërsa Mustafi e Lakazet për “Topçinjtë”.

Përveç rezultatit dhe ndeshjes, ajo çfarë ra në sy ishte dhe diçka tjetër. Në formacionin e Mançester Junajtid, bie në sy që vlera e formacionit titullar me lojtarët e stolit ka dallim. Janë vetëm shtatë lojtarë në stol, krahasuar me njëmbëdhjetë në fushë, por dallimi në vlerë është i dukshëm.

Hendeku i vlerës është 36 milionë sterlina në favor të stolit. Në total formacioni i hedhur në fushë nga Murinjo kushton 208.6 milionë sterlina, ndërsa stoli kapte vlerën e 244.6 milionë sterlina. Në stol kishim lojtarë si Pol Pogba, Romelo Lukaku apo Huan Mata. Një “luks” i vërtetë për Junajtid, por që nuk po e ndihmon për të pasur rezultate pozitive këtë sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.