Luksemburg-Shqipëri, direkt

Ka nisur miqësorja Luksemburg-Shqipëri, miqësore në prag të sfidës sonë kualifikuese në Izrael. Luksemburgu ka marrë vetëm 1 barazim në 11 ndeshjet e fundit, Shqipëria vjen nga 4 humbje rresht. Jemi favoritë të detyruar, por trajneri De Biazi mbendon kryesisht të shohë skuadrën në prag të sfidës në Izrael, me lojtarë si Lenjani që kanë kohë pa luajtur me kombëtaren.

MIQËSORE

LUKSEMBURG – SHQIPËRI     2-1

Golat: Turpel 63′, Malget 75′ / Roshi 52′

KRONIKA

77′ Del Abrashi, futet Latifi

75′ GOL LUKSEMBURGU Goditje nga këndi për vendasit, mbulim shumë i dobët nga mbrojtja jonë dhe Malget, i pambuluar, shënon me kokë.

67′ Luksemburgu ka marrë zemër dhe pas disa pasimesh rresht në zonë, Zherson Rodrigez gjuan, por mbi traversë.

63′ BARAZON LUKSEMBURGU. Gabon Kukeli në mbylljen e një korridori, Turpel del i vetëm me portierin tonë dhe nuk gabon, 1-1.

62′ Del Lenjani, futet Aliji. Për Lenjanin ndeshja e parë pas shumë kohësh, pasi edhe në kampionatin francez kishte kohë jashtë planeve të Renës. Del edhe Roshi e futet Grezda.

55′ Sërish Shqipëria e rrezikshme. Këndore që gjen Gjimshitin në zonë, por qendërmbrojtësi godet me kokë paksa mbi traversë. Dominimi në rritje i Shqipërisë jep fryte. Odise Roshi kombinon bukur me Hysajn dhe më pas godet bukur, duke gjetur cepin ku portieri vendas nuk mund të reagonte.

52’ ROSHI GOL! Hysaj me shum klas gjen kombinimin me Roshin, i cili shmang bukur njw prej kundwrshtarwve dhe dhe godet bukur duke gjetur cepin tjetër tw portës, aty ku portieri nuk kishte mundësi qw tw reagonte .

NIS PJESA E DYTË Dalin Cikalleshi e Kaçe, futen Basha e Sadiku.

45′ Memushaj humbet rastin e radhës, pasi gjuajtja e tij grushtohet nga portieri.

43′ Roshi në hyrje të zonës, i vetëm me portierin, gjuan me të majtën mbi traversë. Rast i shkëlqyer për Shqipërinë, që dominon në fundin e pjesës së parë.

38′ Lenjani brenda zone, pas ekzekutimit të faullit nga Cikalleshi, por gjuajtja e mesfushorit anësor grushtohet në këndore nga portieri vendas.

37′ Cikalleshi shkon drejt portës, shmang mbrojtësin Mahmutoviç dhe pengohet prej tij. Faull dhe karton i verdhë. Gjyqtari fal mbrojtësin vendas, meritonte karton të kuq, si lojtar i fundit që ndal aksion goli, pasi Cikalleshi doli i vetëm me portierin.

21′ Tjetër goditje dënimi e rrezikshme për Shqipërinë, fituar nga Cikalleshi. Memushaj gjuan me të majtën, por mbi traversë.

9′ Pas një fillimi të ngadaltë, dalim përpara dhe fitojmë një goditje dënimi pranë zonës. ekzekutim i shkëlqyer nga Kaçe, grushton po aq bukur portieri vendas Shon.

19′ Rrezikon Luksemburgu. Një kros drejt zonës, gjuan një nga Zherson Rodrigez, por jashtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *