Lukaku tek Interi? Menaxheri lëshon mesazhin kuptimplotë

Një ndër objektivat kryesorë të merkatos së kësaj vere tek Interi, është padyshim Romelo Lukaku. Sulmuesi kërkohet me çdo kush nga Antonio Konte, me belgun që do të ishte ideal për skemën 3-5-2. Dëshira e Lukakut nuk mungon për kalimin në “San Siro”, por problemi është Mançester Junajtid, që nuk pranon asgjë tjetër veç parave dhe kërkon të paktën 80 milionë euro.

Agjenti i sulmuesit belg pati një takim së fundmi me drejtuesit e Interit dhe pas atij takimi foli edhe për mediat, ku u shpreh se një kalim i Lukakut te zikaltrit është një ëndërr, por gjithçka mund të ndodhë sipas tij.

“Lukaku është një ëndërr për Interin, pasi është shumë e vështirë të realizohet, por besoj se nuk ka gjë të pamundur”, ishin fjalët e menaxherit, ndërkohë që në Milano po ëndërrojnë për një ekip që do të tentojë titullin kampion në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *