“Lukaku nuk duhet të luajë, është shumë i fortë dhe i madh”

Belgjika eliminoi Brazilin, një prej skuadrave që kotohej si më favoritja për të marrë Kupën e Botës. Skuadra europiane bëri gjithçka mirë duke shënuar 2 herë që në pjesën e parë, për të arritur në gjysmëfinale ku do të ndeshen me Francën.
Zhgënjim në kampin brazilian, që largohen me kokën poshtë, pasi nuk bëjnë dot autokritikë pas disfatës së katër viteve më parë.
Ish-lojtari i Mançester Junajtit Rio Ferdinand shprehet se është shumë e vështirë për këdo që të markojë Romelu Lukaun: “Nuk duhet ta lejojnë Lukakun që të luajë. Duket sikur po luan një 16-vjeçar me një 11-vjeçar. Ai është shumë i madh dhe shumë i fortë për këdo”.
Më pas vetë Lukaku është shprehur i lumtur për faktin se po e ndihmon skuadrën dhe thekson se e rëndësishme për të është që të vijojë në këtë ritëm.

“Të gjithë mendojnë se Lukaku mendon vetëm për golat, por unë dua të shihem si dikush që bën gjithçka në fushë”

“Edhe asistent janë shumë të rëndësishme dhe unë këtë vit kam dhënë më shumë se kurrë. Natyrisht mua më pëlqen që të shënoj, por e rëndësishme është që të jap më të mirën time për skuadrën edhe duke dhënë asiste”.

“Unë nuk kam pse ta dëshmoj veten si goleador. Të gjithë e dinë se unë mund të shënoj në çdo mundësi që mund të më krijohet brenda zone, por nuk llogariten këtu aftësitë individuale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *