Lukaku ndez polemika të mëdha: Duhej që COVID-19 të kapte lojtarin e Juventusit, që të ndalej futbolli

Romelu Lukaku ka shkëmbyer një bashkëbisedim  me ish-sulmuesin e njohur Thierry Henry, ku ka ndarë idhujt e fëmijërisë, por gjithashtu edh duke ndezur një polemikë të gjerë. Kjo ndodhi në momentin kur biseda shkoi te pandemia Covid-19, që në Itali po lë edhe pasojat më të mëdhaja. Lukaku është shprehur shpesh mbi situatën e vështirë që i është dashur të kalojë për shak të virusit vdekjeprurës, por këtë herë fjalët e tij kanë trazuarujërat në vendin fqinj. Sulmuesi zikaltër ka thënë se nuk i duket normale që ishte e nevojshme të infektohej një lojtar i Juventusit në mënyrë që të ndalej kampionati.

“Për mua të luaj te Interi është si një ëndërr e bërë realitet. Nuk do e besosh, por është një skuadër me të cilën kam qenë tifoz që fëmijë. A e di pse? Doja të bëhesha si Adriano”, ka nisur bisedën Lukaku përpara se vëmendja të kalonte në një tjetër temë, atë të Koronavirusit, ku lojtari belg shprehet me ton serioz. “Është e nevojshme që lojtari i Juventusit të rezultonte pozitiv që futbolli të ndalonte: është kjo normale? Jo, nuk është normale“, ka thënë Lukaku. Ndërkohë këto fjalë të dala nga goja e tij janë parë si një thumbim për Federatën italiane për shumë persona, pasi shpesh akuzohet për favorizime të Juventusit./Sport Ekspres/