Lukaku e nis frikshëm, Junajtid “show” ndaj Uest Hemit

Pas humbjes në Superkupën e Europës, kundër Real Madridit, Mançester Junajtid kishte nevojë për një fitore bindëse në ndeshjen hapëse të Premier Ligës dhe ajo erdhi, sot ndaj Uest Hemit.

Përfundoi 4-0 për Djajtë e Kuq, që në “Old Trafford” i bënë të gjitha: gola, sulm i frikshëm, lojë e shpejtë dhe agresivitet i admirueshëm.

Ishte ndeshja e Romelu Lukakut, i cili në minutat 33 e 52 shënoi dy golat e parë të kampionatit për të tijtë, duke shkuar në kuotën e tre golave në dy ndeshje.

Paraqitja e belgut ishte perfekte, ashtu si Matiç në mesfushë, ndërsa sulmi kishte momente që u duk spektakolar. 4 gola në një ndeshje, Junajtid e ka bërë vetëm një herë në dy sezonet e fundit.

Në fund u fut Marsial, i cili shënoi një gol të bukur, para se Pol Pogba të kurorëzonte me gol ndeshjen e tij të mirë.

Fillim perfekt, shpresëdhënës, edhe pse është vetëm ndeshja e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *