Lukaku del “huq”, por Junajtid nuk ndalet

0

 

Mançester Junajtid nuk ndalet, sepse sot mposhti 2-0 Lester Sitin, me dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Kërkonte të shënonte për të tretën ndeshje rresht në kampionat, ishte në superformë, pati rastin e artë për të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 52-të, por Romelu Lukaku u ndal nga Kasper Shmajkël, me të birin e ish-portierit legjendar që vendosi të dhuronte spektakël në shtëpinë e të atit.

Megjithatë, Mançester Junajtid është në superformë dhe ka një stol shumë më të kompletuar sesa sezonin e shkuar.

Zhoze Murinjo kishte në dispozicion “asët” Rashford e Felaini, të cilët i hodhi në fushë gjatë ndeshjes dhe Rashford shënoi golin e avantazhit në minutën e 70-të. Asist? Mkitarjan, natyrisht!

Më pas, me qetësi, Junajtid përgatiti golin e qetësisë, shënuar nga Felaini në minutën e 82-të, leht?7sisht në pozicion jashtë loje.

Gjithçka perfekte për Junajtid, edhe pse për një ndeshje u ndal Lukaku.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here