Lukaku debuton në “Champions League” si zikaltër, njihuni me formacionin zyrtar të Interit

Shumë entuziazëm ka në krahun e zikaltërve të Interit pas ardhjes së trajnerit të ri, që e ka nisur në perfeksion kampionatin në Serinë A. 9 pikët e marra në 3 ndeshjet e para, ishte gjithçka që Antonio Conte mund të bënte në stolin e kësaj skuadre.

Tashmë Interi do të luajë në “Champions League”, atje ku në orën 18:55 do të luajë ndaj Slavias së Pragës. Në ndeshjen që do të zhvillohet në shtëpi dhe teksa do të përballen ndaj Barcelonës dhe Dortmundit, fitorja është më shumë se e detyruar.

Sa i përket formacionit zyrtar, do të luajnë nga minuta e parë Martinez dhe Lukaku, pavarësisht dyshimeve që kishte për këtë të fundit. Nga krahu tjetër në formacion te kundërshtari luan si titullar Peter Olainka. /Sport Ekspres/