Lukaku apo Mbape? Ja çfarë thonë shifrat!

0

Sot në mbrëmje na pret një ndeshje e madhe, pasi do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës mes Francës dhe Belgjikës. Të dyja këto skuadra kanë në përbërje shumë elementë cilësor që mund të bëjnë diferencën në çdo moment, por ata që kanë spikatur më së shumti janë Romelu Lukaku dhe Kilian Mbape.

Normalisht që në sfidën e sotme do të ketë dhe një sfidë mes tyre. Shifrat flasin për belgun, i cili ka shënuar 4 gola, një më shumë se 19-vjeccari. Sa i përket goditjeve në portë, francezi është më i saktë, pasi nga 6 tentativat 5 i ka pasur në kuadrat, ndryshe nga Lukaku, i cili ka tentuar 11 herë dhe vetëm 5 herë ka gjetur portën, por ka mundur që të prekë gjithnjë dhe rrjetën.Sa i përket pasimeve të sakta, Mbape ka realizuar 5 më shumë se Lukaku, saktësisht në shifrat 76 me 71.

Po sot kush do ta ndihmojë skuadrën e tij? Me siguri që të dy do të ishin dakord që të mos shënonin, vetëm e vetëm që të kalonin në finale, pasi suksesi i skuadrës ka më shumë rëndësi dhe kjo nuk do shumë mend, sidomos kur luan shanset për të dalë kampion bote.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.