Luiza Gega, kampione në pistë, por edhe jashtë saj

0

“Unë besoj se çdo fëmijë ka nevojë për kampionë! Na ndihmoni që këto fëmijë ta përfundojnë garën e tyre! Ju jeni kampionët e tyre! 400 lekë janë shumë pak për mua, për ty, por jo për Oligertin. Tungjatjeta Oligert!”, shprehet Luiza Gega, ambasadore e World Vision, programi social “Tungjatjeta”, që jep kontributin e vet në ndihmën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me shërbime e ndihmë mjekësh të specializuar.

Kampionia që mban rekordin në garën e vrapit të 800, 1500, 3000, 5000 metra & 21 km, Luiza Gega, i bashkohet programit social të organizatës me fokus fëmijët më në nevojë, World Vision në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë herë, atletja shqiptare ka nisur vrapin përkrah “Tungjatjetës” për të fituar një nga garat më të rëndësishme të shoqërisë: #përfëmijëtmeaftësitëkufizuara

Përpara disa javësh Luiza, së bashku me stafin e World Vision, kanë udhëtuar drejt fshatit Dragostunjë të Librazhdit.  Atje ajo është takuar me Oligertin, i cili është 11 vjeç. Ai është 1 nga 30 fëmijët e programit social “Tungjatjeta” të World Vision.  Atij i pëlqen jo vetëm të luajë futboll, por edhe të ndjekë ndeshjet e futbollit. Oligerti vuan nga distrofia muskulare, dhe e ëma ka kuptuar sëmundjen e të birit kur ai filloi klasën e parë. Oligerti nuk ka marrë asnjëherë trajtimin e duhur shëndetësor.

Studimi i parë kombëtar, për fëmijët 2 deri në 17 vjeç, tregoi se 70 mijë fëmijë në të gjithë vendin rezultojnë me një aftësi të kufizuar. 92% e tyre nuk marrin asnjë shërbim shëndetësor. Fëmijët që jetojnë në zona të thella, ku nuk ka infrastrukturë, jetojnë të izoluar. Kushtet e vështira ekonomike, pamundësia që fëmijët të marrin shërbimet shëndetësore dhe pamundësia për tu integruar e bën çdo ditë e më të vështirë.  Ndaj World Vision, pas  publikimit të këtij studimi që solli për herë të parë një pamje të plotë të aftësisë së kufizuar në Shqipëri, ndërmori një tjetër nismë, krijoi dhe nisi zbatimin e programit social Tungjatjeta. Po pse tungjatjeta? Jo vetëm për të përshëndetur nga afër çdo fëmijë, por për të ndihmuar që të kenë jetë të gjatë e të jenë të shëndetshëm. Tungjatjeta do të ofrojë shërbim komunitar lëvizës i cili udhëton në zonat më të thella të vendit dhe viziton  në shtëpi fëmijët me aftësi të kufizuara.

Dhuro dhe kontributi yt mund të përmirësojë jetën e tyre!

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

Për më shumë informacion vizitoni: www.tungjatjeta.al

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here